Rama mbërrin në Madrid, takohet me sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë.
Kryeministri Edi Rama sot ndodhet në Spanjë, së bashku me një pjesë të delegacionit te qeverisë.
Rama ka postuar një video ku shihet se ka mbërritur në Madrid dhe shkruan se është takuar me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE)” shkruan Rama në postimin e tij teksa ka mbërritur në Madrid.
“Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE)” shkruan Rama në postimin e tij teksa ka mbërritur në Madrid.
Pas Spanjës, Rama do të niset drejt Sllovenisë, ku në 6 tetor do të mbahet samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për të ardhmen europiane të rajonit.