Rama mbërrin në Abu Dhabi: I ftuar nderi në Konferencë e Politikave Botërore.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Politikave Botërore.
Ai ka publikuar fotot nga pritja që i është bërë nga zyrtarët e lartë të EBA=vë, teksa shprehest se është i ftuar nderi.
Por çfarë është Konferenca e Politikave Botërore?
Konferenca e Politikave Botërore është një organizatë e pavarur, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në përmirësimin e të gjitha aspekteve të qeverisjes, me qëllim promovimin e një bote që është më e hapur, e begatë, më e drejtë dhe më respektuese për larminë e shteteve dhe kombeve.