21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Edi Rama: ‘Beso dhe kontrollo’/ Ja çfarë kam ndeshur gjatë këtyre ditëve!

by News Albania
08/02/2022
in Aktualitet
0
Edi Rama: ‘Beso dhe kontrollo’/ Ja çfarë kam ndeshur gjatë këtyre ditëve!
69
VIEWS
Share on Facebook

🇦🇱Kam ndeshur gjatë këtyre ditëve disa që komentojnë këtu, se Këshillimi Kombëtar duhej bërë në fillim të mandatit të parë, jo të të tretit. Sa mirë do ishte që njerëzit t’i dinin të tëra qysh në nisje të çdo pune, po ja që puna na mëson shumë gjëra të reja. Pra kjo nuk është një ide e vjetër, po një praktikë e re e këtij mandati të ri. Këshillimi Kombëtar është një shprehje e re e vullnetit të mirë, për t’i përshirë në vendimmarrjet tona qytetarët pa dallime partiake.

Disa shkruajnë se nuk e plotësojnë pyetësorin, sepse nuk kanë fare besim që opinionet e tyre mund të merren parasysh. “Beso dhe kontrollo!”, thotë Populli. Asgjë nuk kushton besoj dhënia e opinioneve për 12 çështjet e hedhura për këshillim, krahasuar me harxhimin e kohës për komente që mund të lihen për më vonë. Le t’ia lemë kohës pas përfundimit të këtij këshillimi të parë, që të tregojë me fakte se sa seriozisht e ka qeveria këtë proces. Deri atëherë mund të them vetëm se ne nuk do të kishim asnjë arsye ta ndërmerrnim këtë nisëm të re, po të mos e kishim shumë seriozisht qëllimin e saj.

Disa të tjerë thonë se nuk janë pyetjet e duhura apo se duheshin edhe pyetje të tjera. Ne kemi shprehur hapur dhe ndershmërisht dilemat tona për ato 12 çështje. Mbase kur t’i kthehemi kësaj here të parë pas dy a tre vitesh, do të mendojmë se mund të ishte konceptuar më mirë, organizuar më mirë, shpjeguar më mirë, e me radhë. Sepse puna mund të na mësojë gjëra që sot nuk i marrim dot me mend. Por modestisht besoj se kjo nuk është një arsye për të mos e dhënë opinionin për këto çështje.

Fundja kur ka bërë vaki më parë që qeveria t’i pyesë kaq drejtëpërdrejt qytetarët e këtij vendi, shtëpi më shtëpi? Le t’ia japim një shans kësaj përpjekjeje të re, ku të marrurit me politikë nuk është sharje, akuzë, përçarje, tifozllëk, sherr, “kush jemi ne e kush jeni ju”, “ne të majtët ju të djathtët”, po është diskutim me njerzillëk, qytetari e atdhedashuri, mbi çështje shumë konkrete që kërkojnë vendimmarrje konkrete.

Jepeni ju lutem opinionin tuaj në linkun www.keshillimikombetar.al dhe bashkohuni me 164,851 qytetarët që deri mbrëmë janë përfshirë në këtë kuvendim popullor. Le ta degjojmë më shumë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri, të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin dhe ta mbështesim njëri-tjetrin, si njerëz, si qytetarë, si shqiptar❤️

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania