Rama e nis ditën me thirrje për qytetarët: Bashkohuni me ne për të pastruar një herë e mirë Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh për të gjithë qytetarët.
Rama ka ndarë një video nga pastrimi që u bë dje në disa vende, teksa u bën thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë në këtë nismë për të pastruar njëherë e mirë Shqipërinë.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë🙏🏻” shkruan Rama në postimin e tij.