‘Unë s’kam ndërmend të jap dorëheqjen …’/ Paloka zbulon arsyen se pse Rama po mban ‘peng’ Bozon në parlament
Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka komentuar deklaratën e bërë nga deputetja e re (78-vjeç) e rilindjes, Luljeta Bozo, e cila ka thënë se nuk ka ndërmend të ndjekë të njëjtjën rrugë si kolegia e saj Najada Çomo, e cila dha dorëheqjen.
Një një intervistë për një gazetë shqiptare, Bozo ka deklaruar se për momentin nuk ka ndërmentd të japë dorëheqjen, ndërsa më vonë nuk i dihet.
Por sipas Palokës mos-dorëheqja e urdhëruar e Bozos ka një tjetër arsye brenda veç ‘dëshirës’ së madhe për punë të rilindases 78-vjeçare, dhe është pikërisht nisja e seancës së re plenare në muajin shtator.
Duke ju referuar legjislacionit shqiptar, seanca e re plenare do të duhej të hapej nga deputeti më i vjetër në moshë, dhe nëse nostalgjikja e Enverit, Luljeta Bozo sot 78-vjeç do të jepte dorëheqjen, atëherë seanca plenare në fillim të muajit të ardhshëm do të duhej të hapje nga Sali Berisha, por këtë gjë rilindasit nuk mund t’ia lejojnë vetes.
Ja postimi i Palokës:
“Te filloj nje here pune …pastaj shohim !”
E kuptoni pse ?
Sepse Parlamentin e hap deputeti me i vjeter ne moshe dhe ne se do jepte doreheqje tani zonja qe ka nostalgji per diktatorin, do duhej qe Parlamenin ta hapte Sali Berisha …
Prandaj ; “te filloj nje here pastaj shohim…!”