Presidenti Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve Presidenciale në SHBA.
Për herë të parë Presidenti i SHBA, Donald Trump ka hedhur idenë e shtyrejs së zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara, për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.
Trump përmendi mashtrimet e mundshme me postë elektronike.
“Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter.