Pas vizitës në ambjentet e UMT dhe QSUT, si dhe pas takimit me Drejtues të lartë të UMT dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit Semmelweis të Budapestit dhe Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, bashkëpunim që do të krijojë mundësi të reja për përgatitjen e studentëve tanë, si edhe për shkëmbimet e stafit akademik dhe mjekësor.
Prof. Béla Merkely, Rektor i Universitetit Semmelweis dhe Prof. Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, firmosën marrëveshjen për të çuar përpara bashkëpunimin konkret në fushën e kërkimit shkencor, doktoraturave të përbashkëta dhe programeve të shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet dy universiteteve.
Kënaqësi dhe nder që jemi pjesë të këtij bashkëpunimi, duke hapur mundësi të reja për studentët dhe mjekët tanë!