Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para për vrasjen e Gramoz Memës, i cili u qëllua për vdekje pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, ku Mema është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rreethaneve të plota të ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur punën për kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion parparak
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.