Vdes nga kanceri në moshën 39-vjeçare këngëtarja e njohur.
Këngëtarja e njohur Sarah Harding, e cila ishte pjesë e grupit “Girls Aloud”, ka ndërruar jetë nga kanceri.
Lajmin e ka dhënë nëna e saj përmes një postimi në Instagram. 39-vjeçarja Sarah Harding kishte vetëm një vit që ishte diagnostikuar me kanceri në gji.
“Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë vitit të kaluar. Kjo ishte bota për Sarën dhe i dha asaj forcë dhe ngushëllim të madh duke ditur se ishte e dashur. E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme, ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj se kështu do të mbahet mend.”, thuhet në mesazhin e nënës së saj.
Sarah Harding ka qenë pjesë e grupit të njohur “Girls Aloud”, që u krijua në vitin 2002 por u nda në vitin 2013.