U sulmua me thikë nga babai dhe vëllai i tij, ndahet nga jeta 26-vjeçari shqiptar në Greqi.
Një 26-vjeçar shqiptar i cili u sulmua me thikë nga babai dhe vëllai i tij, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.
Para dy ditësh ai u shtrua në spitalin Venizelio në Greqi, por nuk mundi të mbijetonte, pas 7 plagëve të marra me thikë.
Ai ka treguar në spital se është qëlluar me thikë nga babai dhe vëllai i tij, por fatkeqësisht ai u nda nga jeta sot, shkruajnë mediat greke.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar babain dhe vëllain e 26-vjeçarit.














