E TRISHTË/ TRE VJEÇARI MERR ARMËN NË SIRTARIN E DHOMËS SË GJUMIT DHE LËNDON VETEN
Një djalë tre vjeç ka humbur jetën, pasi ka lënduar aksidentalisht veten në kokë, me një armë që e gjeti brenda një shtëpie, në Oregon mbrëmjen e të premtes. Zyra e Sherifit të Qarkut të Uashingtonit, u përgjigj raporteve të një të shtëne në bllokun 7100 të SË Millennium Terrace në Aloha, pak para orës 22:00 më 9 tetor. Anëtarët e familjes së tre vjeçarit James Kenneth Lindquester, telefonuan në 911 për të raportuar se vogëlushi kishte gjetur një armë në një sirtar të tryezës fundore, në një dhomë gjumi dhe kishte lënduar veten në kokë, rreth orës 21 e 50 minuta.
Detektivët nga Njësia e Krimeve të Dhunshme dhe Njësia e Hetimeve Speciale, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por James i vogël nuk mundi që të mbijetonte, pasi goditja kishte qenë fatale. Djali u dërgua me urgjencë në spital, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë, ishin të pasuksesshme. Prindërit e djalit, nuk pranuan të flasin në kamera dhe thanë se po e mbanin çështjen private. Babai i djalit, e dashura e babait dhe një fëmijë tjetër, ishin në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja, sipas WSCO. Hetuesit thanë se; djali ishte vetëm në dhomën e gjumit, në momentin kur arma shtiu. Asnjë akuzë nuk është ngritur, por autoritetet po hetojnë incidentin.