Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë.
Lefteri Dhima, 75 vjeç, jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët janë shqetësuar pasi nuk e kishin parë për disa ditë dhe pasi kanë hyrë në shtëpi kanë gjetur të moshuarën pa jetë.
Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës dhe pritet të tërhiqet nga familjarët.