Ndërron jetë gazetari shqiptar i Radiotelevizionit, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë.
Një lajm i hidhur për botën e medias. Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare gazetari i njohur nga Shkupi, Reshat Kamberi, pasi nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë.
Kamberi ishte gazetar i njohur i Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe autor i njohur i shumë emisioneve dokumentare.
Ai shquhej edhe si një aktivist i dalluar i shoqërisë civile dhe një personalitet i vlerësuar në vend.
Kamberi lindi në vitin 1962 në Koliçan të Epërm të Shkupit, ndërsa jetoi dhe punoi gjatë tërë jetës së tij në Shkup.