21 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

by News Albania
10/03/2026
in Kryesore, Lajme
0
E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare
75
VIEWS
Share on Facebook

Një lajm i trishtë ka prekur thellë komunitetin e Librazhdit dhe të gjithë ata që u bashkuan në përpjekjen për të shpëtuar jetën e saj.

Infermierja 22-vjeçare Klarisa Zharri, ka ndërruar jetë në një spital në Itali, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe te të gjithë ata që u bënë pjesë e kauzës për ta ndihmuar.

Historia e Klarisës, u kthye në një simbol të solidaritetit njerëzor. E diagnostikuar me një sëmundje të rëndë autoimune të mëlçisë, e cila kishte çuar në cirrozë të avancuar dhe dështim funksional të organit, e reja nga Librazhdi kishte nevojë për një transplant të mëlçisë, një ndërhyrje jetike që kërkonte mbështetje të madhe financiare.

Apeli për ndihmë disa javë më parë bashkoi një komunitet të tërë. Qytetarë nga Librazhdi, por edhe shumë shqiptarë nga qytete të tjera dhe nga diaspora, kontribuan me zemër për të mbledhur fondet e nevojshme për trajtimin e saj.

Brenda pak kohësh u sigurua shuma financiare prej 100 mijë euro që i dha mundësi Klarisës të udhëtonte drejt Italisë, në një nga qendrat më të njohura të transplanteve, ku do të kryheshin procedurat e nevojshme për transplantin.

Solidariteti i treguar në ato ditë u bë një shembull i rrallë humanizmi. Qindra njerëz ndihmuan në mënyra të ndryshme: me donacione, mesazhe mbështetjeje, telefonata apo duke trokitur në dyert e institucioneve për të dhënë kontributin e tyre.

Librazhdi dhe jo vetëm tregoi se kur bëhet fjalë për jetën, njerëzit dinë të bashkohen dhe të japin gjithçka nga zemra.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe shpresës që mbajti të bashkuar një komunitet të tërë, beteja e Klarisës me sëmundjen rezultoi më e fortë.

Largimi i saj nga jeta ka tronditur të gjithë ata që ndoqën historinë e saj dhe që besuan deri në fund se ajo do ta fitonte këtë betejë.

Kujtimi i Klarisës dhe solidariteti i jashtëzakonshëm që u krijua për të, do të mbeten një dëshmi e fuqisë së humanizmit dhe dashurisë njerëzore.

Në këtë moment të vështirë, mendimet dhe lutjet e gjithë komunitetit janë pranë familjes Zharri, e cila po përjeton një dhimbje të madhe.

Klarisa u largua shumë herët, por historia e saj tregoi se shpresa dhe mirësia e njerëzve mund të bashkojnë një komunitet të tërë për jetën e një vajze të re të sapo fejuar.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Një histori e rrallë dhe prekëse vjen nga fshati Baban i Devollit

20/04/2026

Fier: Ndodh edhe kështu! I dehur bën njoftim të rremë policicisë se ka vrarë gruan!

20/04/2026

Policia-Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar, model suksesi

20/04/2026
Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

20/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In