NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË DOKTORESHË, ARIANA XHELO MEHMETI (DAUTAJ)
Kryesia e Shoqatës Kallarati, njofton bashkëfshatarët kallaratas dhe më gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në Itali, në moshën 68 vjeçare, doktoresha pediatre e qytetit të Fierit, Ariana Mehmeti (Dautaj), vajza e Xhelo dhe Nika Dautit, bashkëshortja e Engjell Mehmetit, nëna e tre fëmijëve, Henrit, Entelës e Vilmës, motra e Afërditës dhe Teutës.
Ariana ishte një mjeke pediatre e shkëlqyer e qytetit të Fierit, e cila gëzonte respektin e një komuniteti të tërë për profesionalizmin, shpirtin human e njerëzor që manifestonte ndaj pacientëve e sidomos ndaj fëmijëve. Ajo ishte e palodhur dhe e kudogjendur në shërbim të njerëzve. Ariana, si bijë e një familje të dëgjuar patriote kallaratase, e Xhelo Dautit, ishte edhe një veprimtare e shquar e Shoqatës “Kallarati” dhe “Labëria”, duke dhënë një kontribut të vlerësuar në vite. Ajo për një kohë të gjatë i shërbeu me shumë përkushtim e dashuri të atit, i cili u nda nga jeta para 4 muajsh. Por nuk shkoi gjatë dhe pas një sëmundje të rëndë, megjithë përpjekjet e bashkëshortit dhe fëmijve, ajo u bashkohet prindërve të saj të dashur. Vdekja e saj e parakoshme është humbje e madhe për familjen, të afërmit, mjekësinë fierake por edhe ne bashkëfshatarët e saj.
Varrimi i të ndjerës bëhet në Itali.
Kryesia e Shoqatës Kallarati u shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta, fëmijëve të saj, Henrit, Entelës dhe Vilmës, motrave Afërditës dhe Teutës, badhkëshortit Engjëllit dhe fisit Dautaj.
Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Saj! U prehtë në Paqe!