Fotografia tregon, ndër të tjera, një burrë kokëulur që shkon në punë me një çantë shpine.
Në dorë mban ushqimin për pushimin e drekës që merr me vete.
E gjithë kjo do të ishte një dukuri normale nëse ky njeri nuk do të ishte Alexander Van der Belen, Presidenti i Austrisë.
Ai nuk ka përcjellje dhe sigurim rreth tij, rrugët nuk janë të mbyllura dhe kalimtarët nuk ndalohen anash kur ai kalon.
Ai ecën në heshtje dhe pa u vënë re mes njerëzve të tij, në një vend ku të ardhurat për frymë janë 47,188 dollarë dhe GDP -ja 403,768 miliardë dollarë.