Për herë të parë pas 70 viteve, në Greenlandë bie shi.
Për herë të parë që nga viti 1950, në Greenlandë ka rënë shi.
Sipas Qendrës së të Dhënave të Borës dhe Akullit (NSIDC), ranë mijëra tonelata shi mbi akull përgjatë 13 orëve pa pushim.
“Praktikisht, ra shi gjatë gjithë ditës. Është hera e parë që kishim vëzhguar diçka të tillë në këtë rajon”, tha Zoe Courville për “The Washington Post”.
Në një raport të fundit, Organizata e Kombeve të Bashkuara lëshoi paralajmërimin më të fortë deri më tani lidhur me ndryshimet klimatike. Sipas panelit të OKB për klimën, efektet janë të pashmangshme dhe të pakthyeshme dhe njerëzit janë fajtorët kryesorë. Koha për shpëtimin e planetit po mbaron, thuhet në raport.
Shumë prej ketyre ndryshimeve klimatike janë të paprecedenta në mijëra, ose qindra mijëra vjet. Disa prej tyre, si rritja e vazhdueshme e nivelit të detit janë të pakthyeshme në qindra ose mijëra vjet. Nga shkrirja e akujve në Groenlandë niveli i detit është rritur mesatarisht me 1,5 milimetra.