Mesazh në shishe, letra e lëshuar në det gjendet pas 37 vitesh.
Një shishe qelqi me një mesazh të shkruar në 1984 u gjet në Haëaii dhe u zbulua nga një vajzë 9-vjeçare, 37 vjet pasi nxënësit e shkollave të mesme në Japoni e hodhën atë në oqean në kuadër të një eksperimenti.
Mesazhi në shishe, i titulluar “Anketa e Rrymave Oqeanike”, u shkrua nga studentët dhe u vendos në Rrjedhën Kuroshio pranë Ishullit Miyajima në Japoninë perëndimore, si pjesë e një projekti shkollor mbi rrymat e oqeanit, shkruan CNN.
Letra e vulosur që daton në korrik 1984, i kërkonte kujtdo që e gjente shishen ta kthente në shkollën e mesme Choshi. Instituti bëri të ditur se ka lëshuar 450 shishe në 1984 dhe 300 të tjera në 1985 si pjesë e eksperimentit. Deri më tani janë gjetur dhe kthyer 51. Megjithatë, shtoi shkolla, kjo është shishja e parë e gjetur që nga viti 2002.