Rast i rrallë, lind foshnja shqiptar rreth 6.5 kilogram (FOTO).
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Kosovë ka lindur një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klinika me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se 30-vjeçarja ka lindur me operacion fëmijën e saj me 6.5 kg.
Edhe pse ka qenë një lindje e vështirë, fatmirësisht nëna dhe bebi janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.
Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.
Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.