E ngatërruan me një foshnje tjetër në lindje/ Vajza kërkon dëmshpërblim nga Ministria pas 19 vitesh.
Një vajzë spanjolle i ka kërkuar kompensim Ministrisë së Shëndetësisë pasi mori vesh se e kishin ngatërruar me një fëmijë tjetër në lindje.
Sipas mediave spanjolle, e reja lindi në vitin 2002 dhe është ngatërruar me një foshnje tjetër që kishte lindur në të njëjtën ditë në spitalin Lagrono në jug të qytetit të Bilbaos.
Ngatërresa e foshnjave ndodhi në dorëzimin tek prindërit pasi ishin vendosur në inkubatorë. Ministrja e shëndetësisë për qeverinë e La Rioja, Sara Alba, tha se nuk ishte e mundur të konkludohej se kush kishte bërë gabimin.
Ajo tha se “do të ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte përsëri sot” sepse procedurat për identifikimin e foshnjave ishin “të sigurta dhe të besueshme”.
Rasti u raportua për herë të parë nga gazeta La Rioja , e cila tha se njëra nga vajzat po kërkon 3 milion euro (2.4 milion;; 3.5 milion dollarë) si dëmshpërblim nga ministria e shëndetësisë e rajonit. Ministria ka ofruar vetëm kompensim prej 215,000 €, thonë raportet.
Gruaja tjetër e përfshirë është informuar për situatën, por nuk ka bërë një ankesë. Ankuesja, e cila nuk është emëruar, u rrit nga një grua që besonte se ishte gjyshja e saj.