I ndërtuar nga të burgosurit gjatë regjimit nazist, bunkeri 58 metra i lartë në Gjermani kthehet në hotel luksoz
Një bunker 58 metra i lartë në Gjermani është kthyer në një hotel luksoz.
Bunkeri St. Pauli në Hamburg, Gjermani, i cili është pak më shumë i lartë se Kulla e Pizës, por me shumë më tepër peshë, ka mbizotëruar horizontin e qytetit për pak më shumë se 80 vjet.
I ndërtuar duke përdorur punën e detyruar të të burgosurve gjatë regjimit nazist të Adolf Hitlerit, bunkeri është një relike e periudhës më të errët në historinë e Gjermanisë, megjithatë “bisha” ka pasur një rilindje befasuese.
Bunkeri i rilindur i Hamburgut tani është i mbushur me dy restorante, një hotel “Hard Rock” pesëkatësh dhe një bar dhe kopsht të sapondërtuar në çati si piramida dhe i mbuluar nga gjelbërimi.
Shqiptarja.com