Një 34-vjeçar plagos me thikë 8 persona në SHBA, mes tyre dhe një grua.
Të paktën tetë persona kanë mbetur të lënduar, gjatë një sherri të ndodhur në një lokal të Detroit, në SHBA, ku një 34-vjeçar ka goditur me thikë çfarë t’i dilte përpara.
Ngjarja sipas mediave të huaja ka nisur fillimisht brenda një lokali, e vijoi përsëri në parkingun e saj. Personat e plagosur janë dërguar me shpejtësi në spital, ku fatmirësisht njoftohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Përmes një njoftimi, policia deklaroi se në këtë konflikt masiv nuk është përdorur asnjë armë zjarri. Kujtojmë se dhe ditë më parë, një i ri, vrau tetë vajza me origjinë aziatiko-amerikane në një qendër masazhi në Atlantas.











