E RËNDË/ PËRPLASI PËR VDEKJE 60-VJEÇARIN DHE E LA LËNË NË MES TË RRUGËS/ VIHET NË P*RANGA 20 VJEÇARJA NË DURRËS
Një 20-vjeçare, është vënë në prangat e policisë, për shkak se ka aksidentuar ku për pasojë 60-vjeçari ka humbur jetën në Fushë-Krujë, ku më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si të mos mjaftonte kjo, e reja ka qenë pa patentë në momentin, kur ka shkaktuar ak*sidentin.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili, si pasojë e p*lagëve të marra, ka ndërruar jetë, disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.