E dhimbshme, nëna në komë nga Covid-19, nuk e di se djali i saj 18 vjeç është mbytur.
Sipas medias “The Sun”, një nënë e cila ishte infektuar nga koronavirusi dhe që ka rënë në koma, nuk është në dijeni se djali i saj 18-vjeçar është mbytur.
Djali i quajtur Muhammad Bilal Zeb nga Bradford, West Yorkshire,kishte vetëm pesë javë që ishte martuar dhe gjeti vdekjen duke notuar në Yorkshire Dales, teksa rryma e ka çuar deri në Ujëvarën Linton.
Ekipi i shpëtimit e ka shpallur atë të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se e ëma prej tre javësh ndodhet në koma për shkak të koronavirusit dhe nuk e di për humbjen e djalit.