Një ngjare e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, Tiranë.
Bëhet me dije se një 35-vjeçar me inicialet B.M., duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.