Shpërthen në flakë apartamenti në Astir, nëna dhe djali hidhen nga pallati, gruaja ndërron jetë në vend (EMRAT)
Një grua ka humbur jetën në Astri mëngjesin e kësaj të shtune dhe djali i saj është plagosur rëndë. Mësohet se rreth orës 05.55, në apartamentin e tyre ka rënë zjarr dhe për të shpëtuar, nënë e bir janë hedhur nga kati i tretë i pallatit.
Fatkeqësisht, gruaja 62 vjeçe nuk i ka mbijetuar hedhjes nga lartësia dhe ka vdekur, ndërsa djali ndodhet në spital. Viktima është Hava Osmenaj, kurse në spital është djali Klodian Osmenaj.
Screenshot 2 18Pamje nga vendngjarja
Screenshot 3 12Pamje nga vendngjarja
“Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.