12 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E rëndë në Spitalin e Dibrës, Drejtoresha godet me mjete prehëse ekonomistin që kërkoi sqarime për vonesën e pagës/ Policia nuk merr kallëzimin e të dëmtuarit…

by News Albania
12/02/2025
in Aktualitet
0
437
VIEWS
Share on Facebook

Marrë nga Portali JOQ:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spitalin Rajonal të Dibrës ditën e djeshme pasi drejtoresha e këtij institucioni, Irini Shehu, në një denoncim ekskluziv për JOQ u zbulua se ka sulmuar fizikisht ekonomistin e spitalit, Shaban Uklala, duke e goditur me kapëse letrash në ballë.

Një burim nga spitali ka rrëfyer për JOQ Albania:

“Ekonomisti i spitalit ka shkuar në zyrën e Shehut për të pyetur se përse ende nuk janë shpërndarë pagat, kur jemi tashmë në mes të shkurtit. Në vend që të jepte sqarime, drejtoresha e ka ofenduar rëndë një ditë më parë dhe e ka goditur në ballë me një kapëse letrash. Ai ka plagë të qepura dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Situata ka dalë jashtë kontrollit, por policia nuk ka marrë asnjë masë.”

Duke qenë se drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Prodës i shkojnë 7-të nga Belinda Balluku, psikopatja Irini endet e lirë me kapëse letrash në dorë gati për t’i çarë ballin kujtdo që nuk i siguron votat e Diasporës për Ballukun.

“Policia kriminalistike ka ardhur në spital, por askush nuk e di çfarë provash kanë marrë. Denoncimi nuk është pranuar, sepse Irini Shehu ka mbështetje të fortë politike nga Belinda Balluku. Kjo nuk është hera e parë që ajo keqtrajton punonjësit, por askush nuk guxon të flasë publikisht. Edhe tenderët e spitalit janë një çështje skandaloze, por askush nuk guxon të hetojë.

Thuhet se ekonomistit i është thënë se nuk do të ketë paga pa sjellë votat e diasporës. Është e qartë se po luhet një lojë e pistë me rrogat tona. Jemi familjarë, kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer, nuk mund të presim tekat e një drejtoreshe që mendon vetëm për interesat e saj.”

Ironikisht, Irini Shehu dikur ka kandiduar për deputete nën siglën e Partisë Demokratike, por sot mbrohet nga pushteti aktual. Kjo ka sjellë reagime të forta në Dibër, ku shumë qytetarë e shohin këtë si një shembull të pastër të hipokrizisë dhe korrupsionit politik.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

“Po shënjestrohem si në komunizëm”/ BIRN: Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Veliaj kërkon heqjen e “arrestit me burg”, Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Arben Llangozi: ‘Seks në zyrat e Ministrisë së Arsimit’

11/03/2026

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjesit

11/03/2026

Editorial nga Vladimir Muçaj: Asgjë e re nga imuniteti!

11/03/2026

Një thirrje publike për kolegët gazetarë!

11/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In