Në radhë për të bërë vizitë, ndërron jetë 65-vjeçari në spitalin e Beratit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku ka ndërruar jetë një 65-vjeçar.
Bëhet me dije se një 65-vjeçari ka ndërruar jetë, teksa ka qenë në poliklinikën e Beratit duke pritur radhën për të bërë vizitë dhe për të marrë ilaçet.
Personi që ka humbur jetën është Luan Hysi, 65-vjeç. Ai ishte me dializë dhe teksa ishte në radhë nuk ka mundur që të shkojë deri tek dera e mjekut. Ai është shpehur se nuk ndihej mirë dhe më pas ka rënë në tokë.
Sakaq, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.