E rëndë në Shkodër, Policia gjen të vdekur një 29 vjeçar (DYSHIMET E PARA)
Një 29 vjeçar është gjetur i vdekur nga Policia në Shkodër. Mësohet se i riu ka ndërruar jetë prej ditësh në një shtëpi të braktisur.
Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, bëhet me dije se i riu me inicialet A.D ka vdekur si pasojë e overdozës.
“Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.
Nga Policia dhe grupi hetimor, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.