E rëndë në prag zgjedhjesh/ Dy të vrarë dhe një i plagosur, viktimat kandidati i PDK-së për kryetar komune në Pejë dhe i Deçanit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Policia në Pejë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Telegrafi mëson se njëri nga ta është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadriaj.
Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.