E rëndë në Mirditë, masivi shkëmbor shkëputet nga mali dhe rrezikon jetën e familjes me 5 anëtarë në gjumë
Një shkëmb i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra në oborrin e një banese, brenda së cilës ndodheshin 5 anëtarë të një familjeje. Ata ishin në gjumë kur janë tmerruar nga shkëmbi, i cili ka ardhur papritur. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi shkëmbi ndaloi shume pranë banesës dhe e vetmja gjë që është dëmtuar është rrethimi i banesës.














