Një zjarr i madh ka përfshirë Komisariatin e Kamzës në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e sotme.
Zjarri ka nisur në ambientet e të ndaluarve, ndërkohë që 3 persona janë transportuar në spital. 2 prej tyre kanë probleme me asfiksinë, ndërsa i treti është dërguar në urgjencë pa ndjenja, pasi ka pësuar djegie të rënda.
Mësohet se të plagosur janë 2 të ndaluar dhe një punonjës policie.
Forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët, ndërkohë që të ndaluarit e tjerë po transportohen në Komisariate të tjera.











