E rëndë në Kamëz, burrë e grua qëllohen me armë pranë banesës, policia në kërkim të autorit.
KAMËZ
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz. Burrë e grua janë plagosur me armë zjarri nga një person i pa identifikuar.
Lajmi konfirmohet për “Newsalbania.al”, nga gazetari Marin Nikolla. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova” ndërsa janë ende të paqarta arsyet e plagosjes.
Të plagosurit janë Preng Paluca rreth të 50-ave dhe gruaja e tij, Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.