Ndahet nga jeta papritur kirurgia dhe pedagogia e njohur nga Fieri, la pas dy vajza të mitura.
Është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta doktoresha Albana Çela, qe prej disa vitesh jetonte ne Amerike
Çela ka qenë një kirurge e zonja, pedagoge e dashur dhe një grua e fortë, nënë e dy vajzave. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e bën me dije Shoqata e Infermierëve bashkë me një dedikim prekës, për këtë humbje të madhe.
“Lufta me sëmundjen të bëri të mos shikosh shumë gjëra mbi tokë por nuk të pengoi te lesh kujtime të bukura per te gjithe ne që njohim.
Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët e mbi te gjithë për dy vajzat e vogla të mitura që ishin forca jote më e madhe. Lamtumirë”, thuhet në njoftimin e shoqatës së infermierëve.