Ekzekutohet para shtëpisë gazetari i njohur.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku është ekzekutuar para derës së shtëpisë gazetari i njohur Jacinto Romero.
Mediat e huaja raportojnë se gazetari ishte jashtë banesës së tij, kur persona të paidentifikuar e sulmuan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.
Gazetari disa ditë më parë ishte kapur nga një polic, teksa ishte i armatosur. Ai i kishte thënë efektivit se lëvizte me armë pasi i druhej një sulmi. Dhe pikërisht ajo që i druhej gazetari ndodhi ditën e sotme duke i marrë jetën.