13 vjeçarja gjendet e varur në shtëpinë e saj në Britani, nëna e saj tregon ngjarjen.
Një nënë që gjeti vajzën e saj adoleshente të varur pasi u kthye në shtëpi me një McDonald’s për të, thotë se vdekja e saj ishte një “thirrje për ndihmë”.
Alison Jones hyri në shtëpi duke thënë “porosia gati”, disa sekonda para se të gjente 13-vjeçaren Chantelle të vdekur në dhomën e saj në Wrexham, Uells.
“Unë e di se kurrë nuk do të marr përgjigjet që dua, se pse kam humbur gjënë më të çmuar në jetën time“, tha Jones.
“Ajo ishte vetëm një adoleshente që vazhdonte jetën e saj dhe bënte atë që bëjnë të gjithë adoleshentët. Ne kishim një marrëdhënie të ngushtë dhe ajo e dinte që ajo mund të vinte tek unë dhe babai dhe të fliste për çdo gjë”, shtoi ajo.
Chantelle ishte fëmijë i vetëm dhe i pëlqente të shkonte në shkollë, madje ajo donte të bashkohej me ushtrinë, si infermiere.
Në vitin 2019, ajo u referua në një shërbim të shëndetit mendor pas vetë-dëmtimit. Sidoqoftë, kontakti i saj me ekipin zgjati vetëm një javë, dhe ajo nuk e kishte dëmtuar veten që nga ajo kohë.