Tragjike/ Bashkëshorti ekzekuton 18-vjeçaren shqiptare në Mal të Zi, i plagos rëndë të atin (Emri-Foto)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mal të Zi, ku 18-vjeçarja shqiptare Sheila Bakija është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, ndërsa nga të shtënat është plagosur rëndë dhe babai i vajzës.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, ndërkohë që autori Ilir Gjokaj është larguar menjëherë nga vendi i krimit dhe ndodhet ende në kërkim nga policia.
Mësohet se 18-vjeçarja e kishte denoncuar në muajin gusht partnerin e saj për dhunë, por ai nuk u dënua, pasi Prokuroria e Podgoricës u shpreh se në këtë rast nuk kishte vepër penale.