Një 28 vjeçar shqiptar i pastrehë është vetvrarë në qeli në burgun Forlit, Emilia-Romagna, shkruan media italiane Ansa.
I dënuar me dy vite burg 28 vjeçari ishte dërguar në qeli pas udhërit për të vuajtur dënimin përfundimtar.
Lajmin e bëri të ditur gardiani i burgut Roberto Cavalieri i cili është shprehu:
“Përballë tragjedive si këto, ne duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi të kundërshtojmë një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat lokale që ndodhen nëpër burgje, vazhdon ai, duhet të kontribuojnë në luftimin e dukurive vetëvrasëse.”
Kjo është vetëvrasja e shtatë në burgun e në Emilia-Romagna për vitin 2022