21 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“E quajti spiun i Sigurimit”, Robert Rakipllari fiton gjyqin me Frrok Çupin, argumentet e Gjykatës: Gazetari nuk ka shpifur

by News Albania
September 6, 2022
in Aktualitet, Kryesore
0
“E quajti spiun i Sigurimit”, Robert Rakipllari fiton gjyqin me Frrok Çupin, argumentet e Gjykatës: Gazetari nuk ka shpifur
140
VIEWS
Share on Facebook

Një debat televiziv që përfundoi në dyert e Gjykatës mes gazetarit Robert Rakipllari dhe botuesit Frrok Çupi. Ky i fundit paditi Rakipllarin për “shpifje” pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, pasi e quajti “Spiun i Sigurimit”. Por gjykata e ka shpallur të pafajshëm gazetarin.Ankimi në Gjykatën e Tiranës u depozitua nga Frrok Çupi në 15 qershor 2021, i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit.

Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i botuesit Çupi.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Komisionit të verifikimit.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore”.

Në vendim thuhet se dokumentet e paraqitura nga Rakipllari dhe të dhënat që mbanin ato ishin të sakta dhe të nxjerra nga autoritetet shtetërore.

“Në këto kushte, fakti i publikimit të këtyre të dhënave të marra nga dokumente shtetërore nuk përbën vepër penale të shpifjes e për rrjedhojë, i akuzuar duhet të deklarohet i pafajshëm”, deklaron Gjykata.

Debati që çoi në gjykatë:

Të ftuar në emisionin “Open” më 11 prill 2021, gazetari Robert Rakipllari debatoi ashpër me analistin Frrok Çupi.

Rakipllari: Ke qenë spiun i sigurimit.

Frrok Çupi: Ore mban përgjegjësi për këtë.

Rakipllari: Po po mbaj përgjegjësi unë.

Frrok Çupi: Me këtë që bërë do shkosh në gjyq.

Rakipllari: Shko. Unë nuk debatoj me ty.

Frrok Çupi: Vendose fjalë që nuk i thashë unë.

Rakipllari: Të respektova, të dëgjova deri në fund. Je në vete?

Frrok Çupi: Je një kokërr budalla i dashur.

Rakipllari: Je spiun. Ke qenë, mbaje.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

September 21, 2023
Kēmbimi valutor, 21 shtator 2023

Kēmbimi valutor, 21 shtator 2023

September 21, 2023
Moti sot, 21 shtator 2023

Moti sot, 21 shtator 2023

September 21, 2023
Elbasan: Prindërit e parashkollorëve: Mirënjohje mësuesëve dhe edukatorëve!

Elbasan: Prindërit e parashkollorëve: Mirënjohje mësuesëve dhe edukatorëve!

September 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In