Paraditen e të shtunës, kryedemokrati Lulzim Basha takoi krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe për t’i informuar lidhur me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Gazetari Juxhin Mustafaraj ka bërë me dije detaje nga takimi dhe fjalët që kryedemokrati u dha drejtuesëve në rrethe.
Gjatë takimit mësohet se Basha është shprehur i gatshëm që të takohet sa më shpejt me liderin historik të PD-së për ta sqaruar edhe njëherë për arsyet e vendimit të marrë prej tij.
“Vendimi për përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar është më i vështiri për mua. Fakti që ai vendim u mor në momentin e fundit tregon se kam bërë dhe kemi bërë gjithçka që të gjendej një rrugë për ta shmangur këtë situatë. Por vendimi është do të jetë në fuqi për aq kohë sa z. Berisha të sqarojë pozitat e tij, për një çështje që edhe ai vetë është shprehur se është një betejë personale dhe ligjore. Unë nuk kam mohuar Sali Berishën dhe historinë e tij në këtë parti. Ai është anëtarë i Përhershëm i Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar. Dera e PD është e hapur për të. Në çdo kohë që ai do të takohet, unë do ta takoj dhe jam i gatshëm ta sqaroj për vendimin që kam marrë” u tha Basha, kryetarëve të degëve të PD-së,”-tha ai gjatë mbledhjes.