22 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

E mbani mend “infermierin” pompist që dërguam në Itali? Ja ku po punon Qazimi sot! ( Foto Lajm)

by News Albania
22/07/2020
in Kronikë
0
32
VIEWS
Share on Facebook

E mbani mend infermierin “pompist” që dërguam në Itali, ja ku po punon Qazimi sot (FOTO LAJM)

A ju kujtohet Qazim Ismaili, i cili prej 5 vitesh punonte si pompist në një karburant, pranë shtëpisë së tij në Vorë, por që u pranua si vullnetar nga qeveria shqiptare, për të ndihmuar në vijën e parë mjekët dhe infermierët italianë, atëherë kur spitalet ishin dëng me pacientë në fund të muajit mars në Itali?

Ai ishte licencuar për infermier në vitin 2017, por nuk mundi ta ushtrojë profesionin. Ismaili është baba i tre fëmijëve. Ai iu bashkua stafit të vullnetarëve prej 30 mjekësh e infermierësh dhe u shoqërua në Rinas, nga vetë kryeministri Rama, me një fjalim prekës për popullin italian.

Megjithëse u duk groteske, sesi dërgohet infermier një njeri që nuk ka punuar si i tillë, Qazimi shkoi në Itali dhe ndihmoi mjekët italianë për të përballuar pandeminë e egër në veri të fqinjëve. Paçka të gjithave, çfarë u tha e qesëndisën, besoj se të gjithë e keni menduar se pas kthimit ai dhe infermierët e tjerë do ishin një ndihmë e madhe dhe për shkak të përvojës së fituar, për mjekët shqiptarë në vijën e parë të frontit në Shqipëri.

Po a e dini se ku është Qazim Ismaili sot? Në një foto ekskluzive të tij duke punuar, jo në vijën e parë, (për qëllimin me të cilën edhe duhej të ishte dërguar në Itali), por në një fshat, në qendrën Shëndetësore Prezë, ambulanca Afmetaq. Ai do të punojë aty si zëvendësinfermier deri në tetor 2020.

Tani që rastet me të infektuar janë shumëfishuar, edhe vdekjet gjithashtu, u hapën sërish spitalet COVID. Më shumë pacientë priten dhe më shumë mjekë, infermierë dhe personel ndihmës kërkohet. Ne e kemi pyetur posaçërisht Ministrinë e Shëndetësisë a janë futur në veprim infermierët e ardhur nga Italia, por si gjithnjë asnjë përgjigje megjithëse flitet për strategji që përfshinë jo vetëm mjete, por edhe personel.

… Sot Shqipëria nuk është në të njëjtën situatë si Italia në fund të muajit mars, por gjendja duket tepër serioze. Qeveria po diskuton të hapë edhe dy spitale të tjera Covid-19, ndërsa nevoja për kapacitetet mjekësore nuk po plotësohet me të njëjtin ritëm…

… Deri para nisjes për Itali, Qazim Ismaili ishte një nga 6000 infermierët e papunë, një shifër që nisur nga rasti i tij, u detyrua ta japë publikisht në media Blerina Duka, Presidente e Urdhrit të Infermierit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se do të hapë dy spitale të reja për shkak të situatës serioze në vend nga pandemia, por ajo nuk jep përgjigje se a është gati (përpos aparaturave të fundit) edhe me staf mjekësor për të përballuar këtë krizë?

A ka Ministria e Shëndetësisë sot një plan konkret për kapacitetin mjekësor që duhet shtuar? A po bën ajo trajnime në staf? Ku janë infermierët që shkuan në Itali për të marrë eksperiencë, apo kanë përfunduar si Qazim Ismaili nëpër cepa komunash?
Por për rikuperimin e stafeve mjekësore (kryesisht ata tek Infektivi që punojnë pa orar) nga lodhja dhe stresi?

E pyetur nga të gjitha sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë përgjigje.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka përgjigje as për ata mijëra infermierë të papunë se pse nuk i vë në punë tani kur duhet?

Ajo nuk ka asnjë përgjigje as për stafin që po shtrydhet tek Infektivi, me personel të shndërruar në një gjendje jonatyrale, dendur me serume rreth e qark e njerëz të sëmurë, duke u përpjekur të mos infektojnë mendjen. Sot stafi mjekësor i vijës së parë kundër Covid-19 nuk ka më as hapësirën fizike për të qenë mendësisht i lirë.

Pse? Sepse situata është e ngarkuar. Sepse nuk ka përgjigje se kush duhet t’i zëvendësojë.

Sepse autoritetet, ose ata që janë caktuar për këtë punë, nuk po angazhohen (me aq sa duket publikisht) as për ata që i çuan me aq bujë të madhe për t’i kualifikuar në Itali në kulmin e pandemisë. Sepse nuk kanë nevojë më as për Qazim Ismailin.

Por nuk shkohet në këtë situatë me lexime raportesh të përkthyera në Google, apo me deklarata sporadike ekspertësh se çfarë thonë sot nuk thonë nesër…“Askush nuk fiton dot e vetme. Sot jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet e do ta fitojë luftën edhe për ne”, ishte kjo fjala e Ramës para mjekëve në fund të muajit mars.

As Shqipëria nuk fiton dot e vetme, mesa duket ajo ka nevojë tani edhe për Qazimin… të paktën ai ka parë vetë se çdo të thotë pandemi COVID-i, më shumë se çdokush tjetër. /

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania