Policia e Shkodrës arrestoi mbrëmjen e djeshme një 30 vjeçare, e cila ishte xhiruar duke keqtrajtuar një tjetër vajzë pasi mësoi se e reja kishte kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin e saj.
Pamjet u publikuan në rrjetet sociale duke shkaktuar mjaft shqetësim mes përdoruesve, teksa e 22 vjeçarja B.Rr dhunohej barbarisht, me kamerën ndezur që filmonte gjithçka. Të pranishme në dhomën ku vajza dhunohej ishin edhe dy gra të tjera, njëra prej të cilave filmonte dhe thoshte se “do t’ja prisnin mishin me hanxhar”.
E arrestuara Margarita Gjoni u shfaq në video duke goditur një 22-vjeçare teksa e pyeste se përse kishte kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin e saj.
Pasi e rrahu dhe e filmoi, 30 vjeçarja i publikoi pamjet në Facebook. Fill pas ngjarjes, 22-vjeçarja e denoncoi dhunën në polici.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj. 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrejtet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR“, njofton policia.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)