Pas fjalës së kryetares së KLGJ-së, Neureda Llagami, e cila u kritikua për mosplotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, thumbues me të ishte edhe deputeti Myslim Murrizi.
Nisur nga fjala e saj, Murrizi tha seKLGJ është përgjegjëse se ka mbajtur peng prej 2 vitesh plotësimin në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. “Unë e mirëkuptoj entuziazmin dhe duartrokitjet e 2016, edhe flamujt e titujt apo gradat imagjinare që morën në atë kohë hartuesit e atij ligji, por koha ka treguar se cdo gjë ka qënë e menduar për të pasur drejtësi. E keqja prej 30 vitesh e Shqipërisë i ka rrënjët në këtë sallë, Prej 3 palë zgjedhjesh kjo sallë është shndërruar në manikin dhe kukull të dy individëve e gjysmë”,- tha Murrizi.