22 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, flet Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët

by News Albania
09/12/2025
in Kryesore, Lajme, Politikë
0
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, flet Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët
53
VIEWS
Share on Facebook

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një formë të pazakontë proteste para Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie.

Ai deklaroi se ka dalë si qytetar dhe aktivist, i zhgënjyer nga mungesa e reagimit shoqëror ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

Gjithashtu, Lapaj theksoi se kishte pritur protesta dhe përballje publike në dhjetor, sidomos për çështje që prekin të rinjtë dhe studentët, për ikjen masive nga vendi dhe mungesën e shpresës.

“Mendova të bëhem një shkëndijë. Një shkrepëse e vogël që mund të ndezë një lëvizje që Shqipëria e ka shumë nevojë”, u shpreh ai, duke theksuar se problemet e sotme nuk i zgjidh asnjë parti e vetme.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj institucioneve të drejtësisë, sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mbrojtja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku sipas tij tregon frikën e Ramës nga përparimi i hetimeve.

“Po dal për pavarësinë e gjyqësorit. Ky është moment historik. O vendoset drejtësia, o ky shtet shkon drejt shkatërrimit”, tha Lapaj.

Sa i përket qëndrimit në protestë, Lapaj u shpreh se do të rrijë aq sa ta mbajnë forcat.

“Do qëndroj derisa misioni të përmbushet. Uroj që qindra e mijëra qytetarë t’i bashkohen kësaj thirrjeje. Nëse ndodh shpejt, aq më mirë të kthehem te vajza ime”, deklaroi ai.

Lapaj tregoi se gjatë natës nuk ka qenë i vetëm. Qytetarë kanë shkuar për ta mbështetur, disa për disa orë, të tjerë duke i sjellë ujë të ngrohtë dhe batanije.

Ai beson se protesta do të rritet në përmasa dhe se është koha që rinia, studentët, fermerët dhe të gjithë ata që ndihen të papërfaqësuar nga politika të reagojnë.

“Shteti nuk është pronë personale. Na duhet ta mbyllim tranzicionin dhe të ndërtojmë institucione të drejta, që qytetarët t’u besojnë taksave dhe ligjit”, tha Lapaj në Dita Jonë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

22/01/2026

Kryeministri Rama dhe Ivanka Trump pas takimit në Vlorë largohen drejt Orikumit

21/01/2026

Video/ Foto/ Alesia Balliu, deklaratë të fortë kundër Xhelal Mëziut..

21/01/2026

Fier, lajm i fundit: Bie nga kati gjashtë “ngec” në katin e dytë ( Foto-Video)

21/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In