Ish-ministrja e Bujqësisë Themie Thomai ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare si pasojë e COVID-19.
Thomai ka drejtuar ministrinë e Bujqësisë gjatë periudhës komuniste, nga viti 1976 deri në vitin 1989, duke u bërë ministrja më jetëgjatë e Bujqësisë në Shqipëri.
Themie Thomai ka qenë edhe anëtare e Komitetit Qëndror të PPSH-së.