Katër fëmijët shqiptarë gjejnë kuletën të mbushur me dokumente e para, e dorëzojnë në polici.
Katër fëmijë në Vushtri të Kosovës kanë gjetur një kuletë të mbushur me dokumente e para.
Të miturit nuk kanë zgjedhur që ta mbajnë sendin e gjetur, por e kanë dorëzuar në polici.
“Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe Policinë e Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.