Banorët e Peqinit janë alarmuar pasditen e sotme.
Fshati Pajovë në Peqin është alarmuar nga disa të shtëna me armë zjarri në rrugën nacionale që e lidh këtë qytet me Elbasanin.
Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë dhe drejtoria vendore e policisë nuk ka dalë ende me informacion zyrtar. Dëshitarë në vendin e ngjarjes i thanë newsalbania.al se të shtënat ishin me breshéri dhe është qelluar nga nje automjet drejt një automjeti tjeter. Siç raportohet dyshohet për perplasje te grupeve kriminale në këte zonë e segment rrugor ku jo ne pak raste janë shënuar episode të tilla kriminale