Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditëne sotme në fshatin Manati të Lezhës. Policia bën me dije se ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes tij dhe një tjetër të riu për çështje pronësie, ku i fundit ka nxjerrë më pas armën duke qëlluar në drejtim të 25-vjeçarit.
“Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.
Njoftimi i policisë
Lezhë/ Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes