Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se për çështjen e inceneratorëve në Shqipëri po merret një agjensi e huaj. Sipas Bardhit, gjithçka po hetohet nga ndërkombëtarët dhe se në ditët në vijim do të publikohen detaje të reja.
Më tej, Bardhi shtoi se sot shkrimtarja Flutura Açka kishte shkuar në adresën ku ishte regjistruar kompania në Holandë, dhe ishte një banesë në të cilin jetonin një çift të moshuarish.
“Agjencitë e specializuara po hetojnë gjithçka që ndodh. Ka një hetim ndërkombëtar. Shumë shpejt do të bëhen publike se kush i fut paratë në shtet. Një kompani në Holandë, Flutura Açka thoshte se e kontaktuan kolegët gazetarë në Shqipëri për të verifikuar adresën ku shkojnë paratë e shqiptarëve në Holandë. Është kompani e regjistruar në Holandë. Trokita tha në banesë dhe ishte një çift pleqsh,”-u shpreh Bardhi.