E di pse njerëzit nuk janë mirënjohës për atë që bën për ta? Sepse herën e parë që bën diçka për dikë ti gjeneron te ky njeri mirënjohjen. Herën e dytë që ti bën apo jep për dikë gjeneron tek ai pritshmërinë. Personi pret t’i japësh a të bësh përsëri për të. Herën e tretë e ke rrënjosur tashmë pritshmërinë. Personi pret me bindje që ti do të bësh e do të japësh sa herë ai të ketë nevojë. Herën e katërt ti gjeneron te ky njeri meritën. Personi pasiv ndjen se e meriton atë çka ti bën apo jep për të dhe pretendon ta marrë sa herë ta kërkojë. Herën e pestë e ke kthyer kryekëput këtë njeri prè të varësisë së plotë. Personi ndjen dhe kupton se nuk mund të jetojë më pa atë çka ti i jep. Tashmë e ke llastuar plotësisht. Herën e gjashtë ti kupton më në fund se në këtë marrëdhënie njëpalëshe je vetëm ti që jep e bën, nuk ekziston reciprociteti dhe vendos të mos bësh e as japësh më. Atëherë personi i llastuar që ti vetë krijove është i nevrikosur me ty sepse ti po i mohon atë për të cilën ai ka nevojë e pikërisht atëherë fillon të të urrejë. Ti i ke hequr atij atë çka ai besonte se e meritonte plotësisht.
Për këtë arsye duhet të njohim mirë kufirin e të dhënit e të bërit sepse ai që merr nuk njeh kufinj.
Marion Venuti
Përktheu Ervina Toptani